Aktivitetet e PTUNT-së realizohen në kuadër të tre sektorëve dhe atë:
Sektori për aktivitet arsimor dhe transfer të zgjidhjeve teknologjike
- Mapim të hulumtimeve nga universitetet dhe institucionet dhe formimin e bazës së të dhënave për zgjidhje të reja teknologjike.
- Formimin e bazës së të dhënave për zgjidhje të reja teknologjike dhe oferta për komercializim.
- Zgjedhjen dhe orientimin e zgjidhjeve të reja teknologjike nga sektori akademik në biznes për fillimin e biznesit ose inkubacionit – biznes inkubatorëve.
- Krijimin e rrjeteve lokale, nacionale dhe ndërkombëtare për bashkëpunim dhe formimin e rrjetës së laboratorëve.
- Mbështetje në formimin e rrjetës së laboratorëve dhe punëtorive, me qëllim të krijimit të partneriteteve me PTUNT-në.
- Organizimin e programeve për praktikë të studentëve dhe studentëve inovatorë-hulumtues.
- Transfer të informacioneve ne mes shkencës dhe ekonomisë në të dyja drejtimet.
Sektori për koordinim, logjistikë dhe mbështetje teknike
- Menaxhim me hapësirën, siguri energjetike, mbështetje infrastrukturore, mirëmbajtjen e resurseve të përbashkëta etj.
- Sigurimin e hapësirës dhe objekteve shtesë për mbledhje afariste dhe komerciale.
- Organizimin e aktiviteteve botuese, redaktimin e informatave elektronik, të shtypura dhe informatave për rrjetet sociale.
- Organizmin e aktiviteteve promovuese.
- Bashkëpunim me bashkësitë lokale, shoqatave afariste dhe institucioneve.
- Organizimin e përmbajtjeve edukative nëpërmjet seminareve, trajnimeve dhe punëtorive.
- Bashkëpunim ndërkombëtarë dhe rrjetëzim të hulumtuesëve me botën.
- Planifikim, zhvillim dhe ndihmë në realizimin e projekteve.
- Miratim dhe mbrojtje e të drejtave për përkatësi intelektuale (autoriale, zbulimeve, markave tregtarë, simboleve gjeografike, dizajnit industrial)
- Sigurimin e shërbimeve të njësive afariste në bazë komerciale.
Sektori për krijimin e biznes inkubatorit – START UP qendra
- Zgjedhjen dhe përgatitjen e kandidatëve për inkubacion.
- Organizimin e START UP qendrës, akomodimin e qeraxhinjëve dhe koordinim e punës.
- Organizimin e rrjetit të njësive inovative të bazuar në principin e inkubatorit virtual.
- Ofrimin e shërbimeve për qeraxhinjët në inkubator (mbështetje për themelimin, shërbime juridike, shërbime tekniko-teknologjike, biznes plane, konsultim financiar, përdorimin e logos së PTUNT-së dhe trajnime)

