Lajme LajmeProf. Dr. ARBEN MALAJ ZHVILLOI LEKSION TË HAPUR PARA STUDENTËVE TË UNT-sëMarch 15, 2019LajmeProfesor Arben Malaj vizitoi Universitetin Nënë Tereza në Shkup, si pjesë e programit për themelimin e Parkut teknologjik, ndërsa pas takimit me rektorin e UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, zhvilloi leksion të hapur para studentëve të UNT-së, me temë ‘Flexsecurity në tregun e punës – sfidat e universiteteve’. Profesor Malaj në ligjeratën e tij prezantoi analizën lidhur me tregun e punës në nivel botërorë, ku vërehen situata diametralisht të kundërta, nga shtete me papunësi ekstreme deri te shtete me nevoja ekstreme për fuqi punëtore, dhe roli i univerziteteve në këtë sfidë. Profesor Malaj theksoi se për dallim nga rajoni ynë që ballafaqohet me shifra të larta papunësie, por me kuadro të diplomuara, vendet e zhvilluara siç janë SHBA-të dhe Gjermania, ballafaqohen me mungesë edhe të forces punëtore, por edhe me kuadro të kualifikuara. Si shembull mori 15 kompani me fame botërore, të cilat kanë hequr kushtin për të pasur diplomë universiteti për të konkuruar për vend pune, duke theksuar kompanitë Google dhe EY SI kampione të cilat shprehen se zgjuarsitë e librit nuk janë domosdoshmërisht të barabarta me etikën dhe talentin e punës, duke rekrutuar njerëz përtej rrugës tradicionale katërvjeçare të kolegjit. 15 kompani të mëdha botërore nuk kërkojnë një diplomë universiteti për disa nga pozitat e tyre të larta. Prof. Dr. Arben Malajt është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018. Ai ka shërbyer si anëtar i këtij Këshilli edhe në periudhën korrik 2016 – nëntor.Prof. Dr. Arben Malaj ka mbaruar studimet e larta për financë në vitin 1986 pranë Universitetit të Tiranës. Mban titullin “Profesor” që prej muajit shkurt të vitit 2016. Gjatë periudhës 2005-2006, ai ka ndjekur programin “Senior Fellow” pranë Universitetit të Harvardit, Shkolla e Qeverisjes John F. Kennedy, Qendra për Biznes dhe Qeverisje, gjatë të cilit kreu studimin kërkimor me fokus perspektivën ekonomike të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka kryer specializime pasuniversitare në disa universitete evropiane e amerikane dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Malaj ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit publik. Ai është autor i mjaft studimeve të karakterit ekonomik, si dhe udhëheqës i shumë doktorantëve për tematika të zhvillimeve financiare lokale e globale. Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkautor i disa teksteve mësimore. Prof. Dr. Malaj ka mbajtur një sërë leksionesh të hapura në universitete të ndryshme brenda vendit, në rajon dhe në SHBA. Ai jep kontributin e tij publik në median e shkruar dhe vizive nëpërmjet opinioneve të ndryshme që lidhen me çështje të ekonomisë dhe financave shqiptare.... Read more...Ministria e Ekonomisë bashkëfinancon parkun teknologjik në Universitetin “Nënë Tereza”March 14, 2019LajmeNë hapësirat e UNT-së u nënshkruajt marrëveshja për bashkëfinancimin e Parkut teknologjik në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në mes ministrisë së Ekonomisë dhe UNT-së. Marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit, që është masë e Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi në vitin 2018 u nënshkrua nga rektori Aziz Pollozhani dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ndihma financiare është në pajtueshmëri me thirrjen e publikuar me të cilin bashkëfinancohet projekti për parakun teknologjik në kuadër të Universiteteve në Maqedoni edhe atë 75 për qind nga mjetet e nevojshme, por jo më shumë se 1.5 milionë denarë. Qëllimi i hapjes së parqeve teknologjike është transferimi i teknologjive, lidhja e kompanive me bashkësinë akademike dhe përgatitjen e studentëve në inkuadrimin në biznesin real, promovimi i inovacioneve, me qëllim -rritja e fuqisë ekonomike të vendit.... Read more...