Për ne

Parku Teknologjik i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup është institucion i orientuar drejt shkencës, teknologjisë, inovacionit dhe ndërmarrësisë. Ky është vendi ku dija (know-how) shfrytëzohet që të siguroj kushte për zhvillim dinamik të veprimtarive të ndërmarrjeve inovative, transferim të teknologjive dhe sistemit arsimor për nevojat e ndërmarrësisë inovative.

Qëllimi kryesor i Parkut Teknologjik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup (PTUNT) është që të stimulohen inovacionet dhe nëse është e nevojshme krijimin e inkubatorëve për zhvillimin e ndërmarrjeve të rreja.

Parku Teknologjik i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup është vendi ku gërshetohen teoria dhe praktika, vendi i transferimit të teknologjive në inovacione.

Vizioni i Parkut Teknologjik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup është të promovoj dhe nxisë inovacionin si koncept i rëndësishëm ekonomik nëpërmjet përkrahjes së plotë tekniko-teknologjike të kompanive që zhvillojnë dhe inovojnë produkte të reja, teknologji të reja dhe brende të reja në treg.

Misioni i Parkut Teknologjik të Universitetit “Nënë Tereza” është të u mundësoj kompanive, studentëve dhe profesorëve të transferojnë dijen dhe aftësitë në krijimin e produkteve dhe shërbimeve inovative për nevojat e tregut.

Qëllimet e Parkut Teknologjik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup janë:

  • përmirësimi, përforcimi dhe stimulimi i transferimit të dijes nga qarqet akademike drejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të reja ose ekzistuese;
  • sigurimin e njohurive nga sferat e teknologjive informative, burimeve të ripërtrishme energjetike dhe efikasitetit energjetik;
  • valorizimin e rezultateve hulumtuese nëpërmjet bashkëpunimit midis punonjësve akademik, studentëve dhe ndërmarrësve;
  • Përforcimin e potencialit për rritjen ekosistemit regjional nga kompanitë ekzistuese apo të reja, inovative dhe të orientuara drejtë teknologjive dhe inovacionit