Parku Teknologjik i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ofron këto shërbime:
- Shërbime konsultative
- Materiale për ndërmarrësi dhe biznes plan
- Këshilla për përpilimin e biznes planit
- Mentorim nga ekspertë nga disa lëmi (shkenca teknike dhe shoqërore)
- Trajnime dhe kurse për biznes dhe aftësi shtesë
- Laboratorë bashkëkohor kompjuterik
- Rrjetëzim afarist
- Co-sharing hapësirë
Paket për start-up kompanitë në kuadër të PTUNT-së
- Zyrë komplet e pajisur në biznes inkubatorë (sipërfaqja 10.00m2 – 15.00m2);
- Mobilje standarde (biro, karrige, fiokar, dollap, aparat telefonik etj);
- Infrastrukturë (rrymë, ujë, nxemje, internet, linje telefonike);
- Hapësirë të disponueshme 24/7;
- Shërbime shtesë (faks, printer, kopje, parking);
- Shfrytëzimin e sallës për mbledhje;
- Mentorim, konsultim dhe mbështetje;
- Promovim aktiv i kompanisë, produkteve dhe shërbimeve;
- Mbështetje teknike;
- Promovimin e biznes ideve;
- Realizimin e kontakteve me kompani vendore dhe të huaja;
- Pjesëmarrje dhe promovim në panaire nacionale dhe ndërkombëtare, ngjarje, trajnime, konferenca etj.

